Ushtria amerikane ka kryer me sukses sistemin mbrojtës raketor që ka kapacitet për të rrëzuar raketa ndërkontinentale.
Kjo do të thotë se SHBA-ja mund të mbrohet edhe nga vendet si Koreja e Veriut.
Cak i raketave mbrojtëse ishin Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor, 6 mijë e 400 kilometra larg bazës ajrore të Vanderbergut në Kaliforni, transmeton KTV.
Në muajin janar, presidenti Donald Trump, bëri të ditur strategjinë për raketat mbrojtëse, derisa Korenë e Veriut e kishte cilësuar si kërcënim të vazhdueshëm.