Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore mbi caqet e “Hamas”-it në Rripin e Gazës, disa orë pasi që një raketë ka goditur një shtëpi në veri të Tel Avivit.
Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se zyra e liderit politik të “Hamas”-it dhe selia e inteligjencës ushtarake të grupit kanë qenë në mesin e caqeve.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka bërë të ditur ndërkaq se shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet.
Sirenat paralajmëruese janë dëgjuar gjatë tërë natës së të hënës. Dhjetëra raketa janë shkrepur nga Rripi i Gazës, ka bërë të ditur Izraeli, raporton BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Ushtria Izraelite kishte fajësuar paraprakisht “Hamas”-in, që e kontrollon Gazën, për lansimin e raketës që e goditi një shtëpi në Izrael, duke lënë shtatë të plagosur.
“Izraeli nuk do ta tolerojë këtë, unë nuk do ta toleroj këtë”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë vizitës në Ëashington.