Botë

Zelanda e Re nis hetime të nivelit më të lartë rreth sulmit terrorist në Christchurch

Zelanda e Re nis hetime të nivelit më të lartë rreth sulmit terrorist në Christchurch

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka paralajmëruar të hënën formimin e një komisioni mbretëror, një formë e fuqishme e hetimit publik, rreth ngjarjeve që rezultuan me sulmin e 15 marsit mbi dy xhami në Christchurch, që kanë pesëdhjetë të vrarë.

“Është me rëndësi që tw përimtësohet gjithçka, për ta kuptuar deri në themel se si ka ndodhur ky akt i terrorizmit dhe nëse kishim apo cilat ishin mundësitë tona për ta ndalur atë”, u ka thënë Ardern gazetarëve në parlamentin në Wellington, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.