Botë

Kimi do ta vizitojë Rusinë gjatë pranverës ose verës

Kimi do ta vizitojë Rusinë gjatë pranverës ose verës

Lideri verikorean, Kim Jong Un do ta vizitojë Rusinë, për takime me krerët e këtij shteti, gjatë kësaj pranvere ose vere, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, RIA, ligjvënësi rus, Alexander Bashkin.

Data e saktë e udhëtimit nuk është caktuar ende, ka shtuar Bashkin, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.