Serbia dënon shtatë persona që iu bashkuan ISIS-it në Siri Foto: Reuters

Serbia dënon shtatë persona që iu bashkuan ISIS-it në Siri

22 March 2019 13:41

Një gjykatë në Serbi ka dënuar të premten shtatë persona, tre prej të cilëve në mungesë, me më se 11 vite burgim, për shkak të pjesëmarrjes në grupin militant të Shtetit Islamik si dhe për konspiracionin e rekrutimit të të tjerëve në luftën e militantëve islamikë në Siri dhe vende të tjera.

Dhjetëra persona nga Sanxhaku, rajon ky jugperëndimor i Serbisë me popullatë kryesisht myslimane, iu bashkuan militantëve islamik në Siri. Autoritetet serbe besojnë se shumica e tyre ose kanë vdekur në fushëbeteja ose kanë ikur nga Siria, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

“Shtatë të akuzuarit janë dënuar për planin e kahershëm të... mbledhjes së mjeteve financiare... rekrutimit të njerëzve dhe organizimit të udhëtimeve për veten dhe qytetarët e tjerë që duan t’i bashkohen Shtetit Islamik në Siri”, thuhet në verdiktin e Gjykatës së Apeleve në Beograd.

Dënimet e shqiptuara sillen prej shtatë vjet e gjysmë deri në 11 vite burgim. Tre nga të dënuarit ndërkaq janë akoma në arrati.

Në vitin 2007, policia serbe u përlesh me një grup militantësh islamik në rajonin e Sanxhakut, duke lënë të vdekur një person. Mirëpo që atëherë, nuk ka ndodhur ndonjë sulm i ngjashëm në këtë vend.

Si kundërpërgjigje ndaj rritjet së numrit të personave që iu bashkuan grupit, Serbia e miratoi më 2015 ligjin që e lejon persekutimin e personave që marrin pjesë në luftërat e huaja.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme