ISIS-i u bën thirrje ndjekësve të saj të marrin hak për sulmin në Zelandën e Re Foto: Reuters

ISIS-i u bën thirrje ndjekësve të saj të marrin hak për sulmin në Zelandën e Re

19 March 2019 17:16

ISIS-i u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të hakmerren për sulmin terrorist që ndodhi kundër myslimanëve në Zelandën e Re në javën e kaluar, me një mesazh të rrallë nga një prej figurave më të larta të saj.

Zëdhënësi i grupit, Abu Hassan al-Muhajir, theu heshtjen e tij gjashtë mujore për t’u bërë thirrje mbështetësve të ISIS-it që të “marrin hak për fenë e tyre” në një audio incizim prej 44 minutave, transmeton Koha.net shkrimin e Independent.

“Kasaphana në ato dy xhami nuk është asgjë më shumë se një tjetër tragjedi në mesin e atyre të kaluara dhe të ardhshme, që do të përciellen nga skena të forcës që do të arrijnë të gjithë ata që u mashtruan të jetojnë me politeistëve”, thotë ai në një mesazh nga media e kësaj organizate, Al Furqan.

“Skenat e vdekjes në ato dy xhami janë të mjaftueshme që të zgjojnë nga gjumi dhe të nxitin mbështetësit e kalifatit që jetojnë atje, për t’u hakmarrë për fenë dhe bijtë e Umetit të tyre, të cilët vriten kudo në botë”, shprehet Abu Hassan al-Muhajir.

Sulmi në Christchurch në Zelandën e Re la të vdekur 50 njerëz. Një 28 vjeçar nga Australia është i dyshuari kryesor, derisa në manifesto ai kishte bërë thënë se kjo është hakmarrje për sulmet e myslimanëve që i kanë bërë në Evropë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme