Botë

Pas sulmit në xhami, Zelanda e Re paralajmëron ndryshimin e Ligjit për Armët

Foto: Reuters
 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Adern, ka thënë se brenda disa ditëve do ta njoftojë më hollësisht opinionin për reformat ndaj armëve, pas një sulmi terrorist në dy xhami e që la 50 të vdekur.

Adern tha se kabineti i saj i kishte mbështetur në parim ndryshimet e Ligjit për Armët.