Botë

“Nganjëherë i lutem të bijës së ndjerë”

Descriptive Text

Edita Maldonado është 71 vjeçe dhe jeton në një shtëpi të vogël me tulla në qytetin e vogël të Hondurasit, El Progreso. Pavarësisht emrit të qytetit, këtu ka pak shenja progresi. Shumica e banorëve të rrethinës jetojnë në “colonias”, lagje të varfra, me rrugë të ngushta të përbaltura që kryqëzohen me rrugë më të gjera, një hise e madhe e të cilave kontrollohet prej bandave kriminale.

Ata që kanë vende pune priren të punojnë në “maquiladoras”, fabrika të huaja në afërsi, ku punëtorët lokalë punojnë me orar të gjatë duke qepur rroba për paga që nuk u mjaftojnë as për mbulimin e nevojave elementare.

E bija e Editas, Rosa, po punonte në njërën prej “maquiladoras” më 1995. Ishte 25 vjeçe dhe po mundohej të kursente pak para se për të ndërtuar një shtëpi të vogël për vete, transmeton “Koha Ditore”. Por pasi ishte plaçkitur tri herë në natën kur e kishte marrë rrugën dhe po kthehej në shtëpi, vendosi ta linte punën.

“Ne po largohemi për shkak se nuk po mund t’ia dalim”, do t’i thoshte Rosa nënës para se të mblidhte plaçkat me partnerin dhe vëllanë më të ri, me shpresë se do të mbërrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edita mori një letër prej të treve, pasi ata kishin kaluar në territorin e Meksikës. Por atje gjërat do ta merrnin teposhtën. Grupi ishte ndarë pasi po arratiseshin prej zyrtarëve meksikanë të migracionit. Partneri i Rosës dhe vëllai i saj 16-vjeçar ia kishin dalë të vazhdonin rrugën dhe kishin mbërritur në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në Los Anxhelos.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)