Botë

Mijëra persona protestojnë në Kroaci kundër dhunës në familje

Mijëra persona protestojnë në Kroaci kundër dhunës në familje
 

Mijëra persona kanë protestuar sot në kryeqytetit kroat, Zagreb, duke kërkuar nga autoritetet masa më të rrepta kundër dhunës në familje.

Protesta e sotme vjen pas një rasti në ishullin Pag, ku një baba hodhi katër fëmijët e tij nga një dritare, që kishte një distancë të lartë me tokën. Fëmijët, e moshave ndërmjet tri dhe tetë vjeç, pësuan lëndime të rënda trupore.