Pas disa muajsh spekulimesh, ish-kongresisti i Teksasit, Robert “Beto” O'Rourke, pritet që zyrtarisht të shpallë kandidaturën e tij për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.
Demokrati, që cilësohet si një yll në ngritje, i tha një televizioni lokal se do t’i bashkohet garës për të rrëzuar presidentin aktual Donald Trump, shkruan ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo46-vjeçari O'Rourke bëhet demokrati i 15-të që paraqet kandidaturën e tij për president.
Në zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën vitin e kaluar, ai zhvilloi një garë të ngushtë me republikanin Ted Cruz për një vend në Senat.
Fushata e tij u provua e pasuksesshme, por ai doli më mirë se çdo demokrat tjetër në Teksas në dekadat e fundit, duke drejtuar një fushatë miqësore që krahasohej me ish-presidentin Barak Obama.