Botë

Pas dështimit në Parlament, May kërkon largimin nga BE-ja pa marrëveshje

Pas dështimit në Parlament, May kërkon largimin nga BE-ja pa marrëveshje

Ishte planifikuar që Britania të largohej nga BE më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me Unionin. Kryeministrja Theresa May ka thënë se dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se do të votojë kundër Brexitit pa pakt, më vonë gjatë ditës në Parlamentin britanik. Ndërsa BE i kërkon Britanisë plan të detajuar për Brexit.

Bashkimi Evropian duhet të kundërshtojë kërkesën e Britanisë për të shtyrë afatin e Brexit-it para se ligjvënësit britanikë ta bëjnë të qartë se çfarë duan të arrijnë, tha koordinatori i parlamentit evropian për Brexit-in, Guy Verhofstadt. Sipas tij, shtyrja e daljes së Britanisë nga BE-ja, qoftë edhe për 24 orë, pas datës 29 mars, mund të bëhet vetëm nëse parlamenti britanik paraqet një plan të qartë për këtë.