Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë thonë se do të kthejnë dy persona që kanë luftuar për Shtetin Islamik ndërsa tani po mbahen në kampin e kontrolluar nga kurdët.
Ministri i Sigurisë, Dragan Mektic, më 9 mars tha se të dy burrat do të gjykohen mbi dyshimet për anëtarësim në grupe terroriste, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmrat e personave nuk janë bërë publik. Zyrtarët thanë se po presin transferin e tyre në Bosnje deri në fund të muajit.
Ata thanë se një nga burrat ka shkuar në Siri në vitin 2013. Ai është martuar dhe ka dy fëmijë.
Sipas mediave lokale, autoritetet në Bosnje e Hercegovinë kanë lëshuar fletë-arreste për 11 persona që dyshohet se i janë bashkuar Shtetit Islamik.
Sipas statistikave zyrtare, 241 të rritur dhe 80 fëmijë kanë lëshuar Bosnjen në periudhën 2012-16, për të shkuar në Siri dhe Irak dhe rreth 150 fëmijë kanë lindur atje.
Raportohet se 88 persona kanë vdekur, derisa 100 të rritur, përfshirë 49 gra, vazhdojnë të qëndrojnë atje. Rreth 50 presona ishin kthyer në Bosnje, duke përfshirë 7 fëmijë.