Botë

Trudeau thyen heshtjen rreth krizës politike që po e dërrmon Kanadanë

Descriptive Text

Vetë kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka folur të enjten rreth kundërthënieve politike që e kanë dërrmuar Kanadanë gjatë muajit të kaluar, duke thënë se ka pasur humbje të besimit dhe komunikimit, por se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar.

I pyetur troç nga një gazetar në sallën e stërmbushur të konferencave në Ottaëa nëse ai është duke kërkuar falje, Trudeau e ka mohuar këtë gjë në mënyrë indirekte.

“Sa i përket mbrojtjes së vendeve të punës dhe mbrojtjes së integritetit të ligjit, vazhdoj të them se nuk ka pasur presion joadekuat”, ka thënë ai.

Në krizën e rënduar politike, kryeministri dhe stafi i tij janë paraqitur si institucione që i kanë bërë presion joadekuat dhe të vazhdueshëm Ministres së Drejtësisë dhe prokurores së përgjithshme, Jody Ëilson-Raybould, për zgjidhjen e një rasti penal të lidhur me korporatat, për mbrojtjen e vendeve të punës kanadeze.

Popullariteti i kryeministrit ka pësuar rënie derisa thirrjet për dorëheqjen e tij janë duke u bërë më të zëshme. Në të njëjtën kohë, dy ministre – njëra prej tyre vetë Wilson-Raybould – kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste.