Botë

SHBA ofron 1 milion dollarë për informatën se ku ndodhet djali i Bin Ladenit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo kush ka informacione për njërin prej djemve të ish-liderit të Al-Qaedas, Osama bin Laden.

Autoritetet amerikane janë vënë në ndjekje të Hamza bin Laden, që thuhet se është një nga liderët e grupit ekstremist e që besohet se gjendet në afërsi të kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit.

BBC kujton se vitet e fundit, Hamza bin Laden ka publikuar mesazhe audio dhe video duke ftuar që të sulmohen Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore si hakmarrje për vrasjen e të atit, përcjell.

Në vitin 2011, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën të gjejnë dhe të vrasin Osama Bin Laden në Abbottabad në Pakistan. Ai mori përgjegjësinë për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA në të cilën humbën jetën rreth 3 mijë veta.