Botë

Izraeli kundërshton raportin e panelit për të drejtat e njeriut të OKB-së

 

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara thonë se Izraeli mund të ketë kryer krime lufte apo krime kundër njerëzimit gjatë veprimeve për ndaljen e protestave të palestinezëve më 2018.

Një komision hetimor i ngritur nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut tha se ka “bazë të arsyeshme për të besuar se snajperistët izraelitë gjuajtën në gazetarë, punonjës shëndetësorë, fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara”.