Botë

20 të vdekur nga zjarri në Kajro

Foto: Reuters

20 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri në stacionin e trenit në Kajro.

Dëshmitarët kanë thënë se një shpërthim i madh ndodhi në momentin kur një tren është përplasur në një mbrojtëse në stacionin Ramses në qendër të Kajros.