Botë

Juncker: Për Ballkanin keq që në Washington flitet kundër BE-së

Descriptive Text

Në takimet që zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka pasur në Bruksel, me krerët e Bashkimit Evropian, është përmendur edhe Ballkani Perëndimor, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka lënë të kuptohet presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili i ka thënë një grupi të gazetarëve në Bruksel se për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është mirë që “disa persona në Administratën amerikane”, siç është shprehur ai, lënë përshtypje se janë kundër Bashkimit Evropian.

Një gjë e tillë, është shprehur Juncker, nuk është mirë, sepse atyre vendeve u nevojitet perspektiva evropiane.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.