Botë

Bosnja ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm

Bosnja ndalon gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm
 

Gjashtë migrantë afganë, të dyshuar për lidhje me terrorizëm dhe trafikim të qenieve njerëzore, janë ndaluar në Bosnje-Hercegovinë këtë vit, ka njoftuar Shërbimi i këtij shteti për Çështje të Jashtme.

Të gjashtë personat janë në mesin e 25,000 migrantëve dhe refugjatëve, kryesisht nga Pakistani, Afganistani, Iraku dhe Irani, që kanë hyrë në Bosnjë nga viti 2018, pasi Hungaria dhe Serbia kanë mbyllur kufijtë e tyre, shkruan REL.