Botë

Skepticizëm në Evropë pas deklaratës së Trump për luftëtarët e ISIS-it

Skepticizëm në Evropë pas deklaratës së Trump për luftëtarët e ISIS-it

Evropa e priti me skepticizëm kërcënimin e Donald Trump se SHBA do të lirojnë militantet e burgosur të Shtetit Islamik, nëse vendet evropiane nuk i marrin ata që t’i nxjerrin para drejtësisë.

Një ditë më parë, Trump shkroi në Twitter se po nuk i morën shtetet evropiane këta persona, Amerika do të jetë e detyruar t’i lërë të lirë.