Një i vrarë e rreth 15 të plagosur në Ilinois Foto: AP

Një i vrarë e rreth 15 të plagosur në Ilinois

15 February 2019 23:57

Një person ka mbetur i vdekur dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre 4 policë e 12 civilë, pas të shtënave nga një person i armatosur në një depo prodhuese në Ilinois.

Sulmuesi, ende i paidentifikuar, u kap rreth një orë pas hapjes së zjarrit në depon e kompanisë Henry Pratt në Aurora.

Raportet paraprake bëjnë me dije se shumë njerëz janë qëlluar duke përfshirë katër oficerë policie para se agresori të largohej dhe të rrëzohej, shkruan oranews.

Mbetet e paqartë nëse ai është gjallë apo është plagosur.

Sipas dëshmitarëve, ai është një punonjës i cili ecte poshtë magazinës, duke gjuajtur 'të gjithë' me një pistoletë.

Një dëshmitar tha se mbërriti në orën 7 të mëngjesit, ashtu si çdo ditë tjetër. Ai hapi zjarr në magazinë rreth orës 1.40.

Henry Pratt është një kompani prodhuese e valvulave të ujit, një nga më të mëdhatë në vend.

Një dëshmitar tregoi: Njëri nga djemtë u ngjit në zyrë, ai tha se ky person po xhironte dhe vraponte poshtë duke qëlluar. Dëgjova më shumë të shtëna dhe pastaj u largua nga ndërtesa".

Daily Herald në Illinois raporton se katër prej të plagosurve janë policë dhe se civilë të shumtë janë lënduar, por policia ende nuk ka konfirmuar numrin.

Gazeta raporton se shumë njerëz janë paraqitur për ndihmë në spitalin Advocate Good Samaritan.

Magazina është pranë disa shkollave dhe një universiteti. Shkollat janë vendosur në bllokim.

Nuk dihet ende nëse sulmuesi hapi zjarr përpara se policia të vinte në vendin e ngjarjes apo filloi kur autoritetet ishin atje.

Departamenti i policisë konfirmoi të shtënat të premten pasdite në një postim ne twitter.

“Ne kemi një incident me armë zjarri. Ju lutemi të shmangni zonën”.

Henry Pratt është një kompani prodhuese e valvulave të ujit.

Një dëshmitar që punon pranë i tha Fox News: “Ne kemi dëgjuar rreth tre ose katër të shtëna”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme