“El Chapo” shpallet fajtor për trafikim droge, e pret burgim i përjetshëm Foto: Reuters

“El Chapo” shpallet fajtor për trafikim droge, e pret burgim i përjetshëm

12 February 2019 18:53

Bosi meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman është shpallur fajtorë për 10 akuzat për trafikim droge dhe pritet të marrë burgim të përjetshëm.

Guzman, 61-vjeçar, ishte arrestuar në janarin e vitit 2016 pasi kishte ikur nga burgu përmes një tuneli.

Ai u akuzua se fshihej prapa kartelit të fuqishëm të drogës “Sinaloa” që sipas prokurorëve të Gjykatës në New York, ishte furnizuari më i madh i drogës në SHBA.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme