Botë

Flamuri i NATO-s nga sot valon para Qeverisë së Maqedonisë

Flamuri i NATO-s nga sot valon para Qeverisë së Maqedonisë

Para godinës së Qeverisë në mënyrë solemne, u ngrit, flamuri i Aleancës Veriatlantike, në të cilën Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të. Në këtë ceremoni kryeministri Zoran Zaev tha se u dëshmua se Maqedonia është në rrugën e vërtetë të progresit dhe zhvillimit.

Arritëm nga binarët dytësor të Ballkani, në të cilët prisnim me dekada, u kthyem në autostradën kryesore të Evropës. Mund të jemi të gjithë krenarë që e jetojmë kohën e re, erën e ndërtimit të shoqërisë demokratike, të qytetarëve të barabartë, të cilët janë të gatshëm t’i marrin vlerat evropiane”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë, raporton Alsat-m.