Botë

DW: Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

DW: Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Regjimi në Iran i ka deri tani pozitat të forta falë dhunës dhe cenzurës, konstaton nga përvoja personale Jamshid Barzegar, në komentin e tij me rastin e 40 vjetorit të revolucionit. Por ndoshta jo edhe për shumë kohë.

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më merrte me vete familja. Për ta thënë më saktë, ajo pjesë e familjes që e mbështeste revolucionin. Edhe familja ime, si shumë të tjera, ishte ndarë në dy kampe: në një shumicë kundër shahut dhe në një pakicë kundër revolucionit.