Botë

Protestohet kundër hyrjes së emigrantëve në SHBA

Protestohet kundër hyrjes së emigrantëve në SHBA

Ndërsa mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore presin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, një grup shtetasish amerikanë u mblodhën në kufirin mes El Pasos dhe Ciudad Juarezit, për ta bërë një barrikadë në formë muri.

Demonstruesit u mblodhën në kufi dhe kërkuan që autoritetet amerikane të vazhdojnë punën e filluar për ndërtimin e murit kufitar, transmeton KTV. Ata gjithashtu mendojnë se këta emigrantë s’duhet lejuar të hyjnë në SHBA.