Botë

WSJ: SHBA-ja planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit

WSJ: SHBA-ja planifikon tërheqjen e trupave nga Siria deri në fund të prillit
 

Pentagoni planifikon të realizojë tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Siria deri në fund të muajit prill, ka raportuar The Wall Street Journal.

Në raportin e publikuar më 7 shkurt, është thënë se tërheqja do të ndodhë ndonëse administrata amerikane duhet ende të krijojë plane për mbrojtje të luftëtarëve kurdë, të cilët mund të sulmohen pas largimit të prezencës amerikane.