Botë

Çfarë përfiton Maqedonia nga anëtarësimi në NATO

Çfarë përfiton Maqedonia nga anëtarësimi në NATO
 

Vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel pritet ta nënshkruajnë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet nacionale të vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të merr pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në përbërje të vendit të ftuar, transmeton INA.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se për shkak se ratifikimi kërkon miratimin nga 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, hyrja në aleancë mund të marrë një vit kohë sikurse ndodhi me Malin e Zi në vitin 2017.