Botë

Irani kundërshton BE-në, mohon kritikat për teste raketore

Irani ka mohuar deklaratën e Bashkimit Evropian për programin raketor, politikat rajonale, abuzimin e të drejtave të njeriut dhe planet për sulme në Evropë, duke e quajtur si të pabazë dhe jo-konstruktive.

BE-ja të hënën ka thënë se ishte shumë e shqetësuar nga lansimi dhe testi i raketave balistike, duke bërë thirrje që të ndalen aktivitetet e tilla që destabilizojnë rajonin, transmeton koha.net.

“Duke bërë akuza të pabaza dhe duke e ditur që grupe terroriste janë të lira në Evropë, është jokonsturkive dhe në një linjë me qëllimet e armiqve që kërkojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet e Iranit me Evropën”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Iranit.