Botë

Turqia dhe Greqia ulin tonet, Tsipras vizitë dy ditore në Ankara

Turqia dhe Greqia ulin tonet, Tsipras vizitë dy ditore në Ankara

Alexis Tsipras do të pritet të martën në një takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku në fokus besohet se do të jenë tensionet e fundit mes dy vendeve. Vizita e Tsipras në Turqi do të mbyllet të mërkurën ku do të takojë në Stamboll Patriarkun Ekumenik, Bartolomeo.

Kryeministri grek Alexis Tsipras do zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi ku do të takojë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Vizita e Tsipras nis të martën dhe ai do të qëndrojë në Turqi deri ditën e mërkurë. Mediat greke raportojnë se Tsipras do t’i shtrojë përsëri Erdoganit çështjen e Egjeut, duke i kërkuar atij të qetësojë tensionet e shkaktuara nga shkeljet e përditshme të hapësirës ajrore greke, nga ana e avionëve ushtarakë turq. Gjithashtu do të diskutohen çështjet e mprehta të krizës së emigracionit, marrëdhëniet e acaruara të Ankarasë me BE-në dhe do të synohet përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe.