Botë

SHBA ndërhyrje ushtarake në Venezulë?!

SHBA ndërhyrje ushtarake në Venezulë?!
 

Kriza në Venezuelë i ka kapërcyer kufijtë e tashmë është kthyer në një problem botëror. Teksa SHBA dhe shumë shtete të tjera në botë, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, kanë njohur kreun e opozitës si Presidentin e vendit, në shtetin latin ekziston frika e një lufte civile.

E nuk janë të paktë zërat që flasin edhe për ndërhyrje ushtarake atje, për të larguar nga pushtetit Presidentin Maduro.