Merkel pohon se ende ka kohë për të negociuar Brexit-in

Merkel pohon se ende ka kohë për të negociuar Brexit-in

16 January 2019 13:20

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se i vjen keq për rrjedhën e rezultateve të votimit në Parlamentin britanik dhe se ka akoma kohë për negociata midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë për t'u larguar nga familja evropiane.

Merkel u tha gazetarëve në Berlin se gjithçka do të bëhet për të gjetur një zgjidhje, por ajo gjithashtu tha se ishin të gatshëm nëse nuk vjen deri t një gjë e tillë.

"Ende ka kohë për të negociuar, por ne jemi duke pritur për të parë se çfarë janë propozimet e kryeministres britanike," tha Merkel.

Pasi Parlamenti britanik mbrëmë kundërshtoi propozimin e kryeministres Theresa May për Brexit, një votim për mungesën e besimit në qeveri është planifikuar për sot.

Kreu i opozitës Jeremy Corbin bëri thirrje për një votë mosbesimi në qeveri.

432 deputetë votuan kundër planit për Brexit, dhe për marrëveshjen ishin 202.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme