Botë

Rusia thotë se Maqedonisë iu imponua ndryshimi i emrit – kërkon që ta shqyrtojë OKB-ja

Rusia thotë se Maqedonisë iu imponua ndryshimi i emrit – kërkon që ta shqyrtojë OKB-ja

Rusia beson se ndryshimin i emrit të Republikës së Maqedonisë në këtë mënyrë nuk pasqyron vullnetin e popullit dhe se nuk mund të pranohet si një zgjidhje, njoftoi Ministria e Jashtme ruse në lidhje me votimin e ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ministria e Jashtme ruse thotë se çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me pikën 3 të rezolutës 845.

“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e emrit mbetet i pandryshuar: Zgjidhje të qëndrueshme për emrin mund të ketë vetëm me mbështetje e gjerë të popullit dhe brenda suazave ligjore, pa ndërhyrjen dhe kushtëzime të jashtme. Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë në këtë mënyrë nuk reflekton vullnetin e popullit dhe nuk mund të pranohet si zgjidhje. Çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në përputhje me pikën 3 të rezolutës 845 të vitit 1993”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse, transmeton Alsat-M.