Botë

Bora bllokon Evropën

Bora bllokon Evropën

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë të premten, duke bllokuar rrugët, duke pamundësuar qarkullimin hekurudhor si dhe mbylljen e shkollave.

Kryqi i Kuq u ka dalë në ndihmë vozitësve përgjatë autostradës në shtetin jugor të Bavarisë. Një 9 vjeçar u godit nga rënia e një peme të enjten. Ndërsa, Suedia Veriore u godit nga një stuhi që i bëri rrugët të pakalueshme.