Botë

Putin dhe Merkel pajtohen për koordinim veprimesh në Siri

Putin dhe Merkel pajtohen për koordinim veprimesh në Siri
 

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar në një bisedë telefonike për të koordinuar përpjekjet për paqe në Siri, ka njoftuar Kremlini.

“Është shprehur dëshirë për të avancuar procesin politik në koordinim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të zgjidhet kriza siriane në periudhë afatgjatë”, ka deklaruar Kremlini më 9 janar.