Botë

Lideri verikorean nis vizitën në Kinë

Descriptive Text

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, arriti në Pekin me ftesë të presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Kim do të qëndrojë atje deri më 10 janar, së bashku me gruan e tij, Ro Sol-ju, raportoi media shtetërore.

Vizita vjen në kohën ku raportohet për mundësinë e një takimi të ri midis Kimit dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Dy liderët janë takuar për herë të parë në qershor, në Singapor. Atëbotë, ata kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.

Në fjalimin e tij të Vitit të Ri, Kim tha se është i përkushtuar për denuklearizimin, por paralajmëroi se ai do të ndryshojë drejtimin nëse sanksionet e SHBA-së mbeten në fuqi. Kina është aleatja më e afërt e Koresë së Veriut në rajon.