Botë

40 për qind e popullatës midis 19 e 29 vjeç të vendosur ta braktisnin Serbinë

Beograd, 7 janar - Kërkimet shkencore në Serbi tregojnë se 40 për qind e popullatës midis moshës 19 e 29 vjeç, ose rreth 450 mijë serbë të rinj janë të vendosur që ta braktisin vendin, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas hulkumtimit të "Serbia 21 - Qendra për Serbinë e ardhshme", Serbia nuk do të ketë të ardhme nëse vazhdon me ritmin e tashëm ikja e të rinjve.

Kërkimet tregojnë se 98 për qind e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë të shkojnë në vendet e demokracive perëndimore: BE, SHBA, Kanada, Australi, Britani të Madhe, ndërsa vetëm 2 për qind e qytetarëve janë deklaruar se do të shkonin në Rusi, transmeton raportimet Koha.net.