Botë

Boltoni udhëton në Izrael dhe Turqi për diskutime rreth Sirisë

Foto: Reuters
 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se do të udhëtojë në Izrael dhe Turqi, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe mënyrën sesi Uashingtoni dhe aleatët do të trajtojnë “sjelljen malinje” të Iranit në rajon.

Përmes një postimi në Twitter, Bolton gjithashtu tha se do të diskutojë edhe për mënyrën sesi të parandalohet “rishfaqja” e grupit militant, Shteti Islamik në rajon.