Botë

Kërkohet dënim me vdekje për 5 të akuzuarit për vrasjen e Khashoggit

 

Prokurorët e Arabisë Saudite do të kërkojnë dënimin me vdekje për pesë prej 11 të dyshuarve të arrestuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi agjencia e lajmeve saudite SPA të enjten, pasi një gjykatë saudite mbajti një seancë të parë lidhur me këtë çështje.

Arabia Saudite tha se gjithashtu i dërgoi letra të reja prokurorit publik turk duke kërkuar "ndonjë dëshmi lidhur me këtë rast", e cila ka tronditur gjykatën mbretërore saudite dhe ka dëmtuar reputacionin e princit të kurorës 33-vjeçare, Mohammed bin Salman.