Botë

Kamioni godet këmbësorët që festonin Vitin e Ri në Tokio

Foto: Reuters

Një kamion i vogël goditi disa këmbësorë që po festonin Vitin e Ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.

Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua nga policia për vrasje në tentativë.

Nëntë vetë u plagosën, një seriozisht, nga sulmi që ndodhi në rrugën Takeshita, pak pas mesnatës, raporton REL.

Sulmuesi 21 vjeç u identifikua si Kazuhiro Kusakabe.

Agjencia e lajmeve Kyodo citoi burimet hetimore të kenë thënë se në automjetin e tij është gjetur një pajisje me vajguri dhe se dyshohet se ai ka planifikuar të ndezte flakë kamionin.

Rruga Takeshita në lagjen Shibuya është një zonë e njohur tregtare. Ajo gjithashtu tërheq numër të madh të turistëve të huaj.