Në Holandë arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm

Në Holandë arrestohen katër të dyshuar për terrorizëm

29 dhjetor 2018 17:24

Forcat holandeze të sigurisë arrestuan në portin e Roterdamit katër persona me dyshimin për përgatitjen e një akti terrorist, njoftoi sot policia.

Njësitë anti-terroriste dhe policia arrestuan këta persona dhe kryen kontrolle të hollësishme, saktësoi policia e Roterdamit, transmeton KP.

“Ata janë të dyshuar se janë përfshirë në përgatitjen e një akti terrorist”, sipas një deklarate të shkurtër të policisë, e cila shtoi se hetimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe fokusi do të vihet kryesisht në lidhje me natyrën dhe shkallën e kërcënimit terrorist.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme