Botë

Nënshkruhet urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Nënshkruhet urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Pentagoni ka thënë të jetë nënshkruar urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump më 19 dhjetor për tërheqje të plotë, kanë raportuar mediat amerikane.

“Urdhri ekzekutiv për Sirinë është nënshkruar”, është cituar të ketë thënë një zëdhënës i ushtrisë amerikane më 23 dhjetor, ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.