Botë

Erdogani zotohet për “pastrimin” e Sirisë nga kurdët dhe militantët e ISIS-it

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më 21 dhjetor se do ta pastrojë Sirinë nga milicia kurde e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe militantët e grupit ekstremist, Shtetit Islamik (ISIS), pas vendimit të SHBA-së për t’i tërhequr trupat nga ky shtet.

“Në muajt vijues ne do të krijojmë një plan operacional me qëllim të largimit të Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe gjurmëve të IS-it nga toka e Sirisë”, ka thënë Erdogani në Stamboll.