Botë

SHBA-ja optimiste për marrëveshjen me Phenianin

 

SHBA-ja ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshje më Phenianin për eliminimin e armëve bërthamore, pavarësisht fjalëve të ashpra të regjimit koreano verior.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stephen Beigun, tha para një takimi me zyrtarë të Koresë Jugore se Uashingtoni dhe Seuli janë të vendosur për t'i dhënë fund armiqësive në gadishullin dhe për të krijuar një "të ardhme të re e më të ndritur për të gjithë njerëzit koreanë".