Botë

Humbasin vrullin protestat në Paris

Protestuesit me jelekë të verdhë po bllokojnë dhjetëra pika të trafikut në Francë, edhe pse lëvizja e reformës ekonomike duket se e ka humbur vrullin në fundjavën e pestë të demonstratave.

Disa francezë vazhduan të dielën të protestojnë me gjithë një thirrje nga ministri i brendshëm Christophe Castaner për të liruar rrugët.

Tetë persona kanë vdekur në incidente të lidhura me lëvizjen e jelekëve të verdhë, kryesisht nga aksidentet e trafikut në rrugët e bllokuara nga protestuesit.

Të shtunën, protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë Francës, duke përfshirë edhe Parisin, por në numër shumë më të vogël se fundjavat e mëparshme.

Protestat filluan në nëntor kundrejt rritjes së taksave të karburantit, por janë shndërruar në një shprehje të përgjithshme të zemërimit në qeverinë e Presidentit Emanuel Macron.