Masat e reja të cilat presidenti francez, Emmanuel Macron i paraqiti në fjalimin e tij pas protestave të dhunshme për disa javë rresht, nuk i kanë bindur francezët, raportojnë mediat.
Shumë francezë në rrjete sociale janë deklaruar lidhur me fjalimin dhe e kanë kritikuar atë, fillimisht ngase nuk ishte direkt e atë e konsideruan mungesë respekti, transmeton KTV.
Ata madje janë skeptikë se si do të realizohen këto masa dhe u shprehën të zemëruar se presidenti megjithatë, nuk do të rrisë tatimin për të pasurit. Sidoqoftë, fjalimi i presidentit u shikua nga 21 milionë njerëz që është rekord dhe premtoi rritje të pagës mesatare dhe lehtësime të shumta për të punësuarit e pensionistët me pak të ardhura.
Në anën tjetër, organizatorët e protestave njoftuan se ndonëse janë të gatshëm për dialog, protestat do të vazhdojnë.