Botë

Ndihmë rreth Brexitit, May takohet me Merkelin

Kryeministrja britanike, Theresa May, pati shumë telashe të dilte nga vetura derisa arriti në Berlin që të kërkojë ndihmë nga kancelarja gjermane rreth Brexitit, transmeton KTV.

Vonesa e May për të dalë nga vetura përputhet mirë me vonesën për të votuar rreth Brexitit në parlamentin britanik, të cilin ajo e shtyu duke qenë e bindur se do të humbiste në mungesë numrash.

Ky votim tashmë është caktuar për 21 dhjetor konfirmoi zëdhënësi i saj. May mes tjerash ka mbajtur takim edhe me kryeministrin holandez.

Ajo ka thënë se i duhen garanci shtesë rreth kufirit me Irlandën Veriore, derisa kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja nuk e ka ndërmend që të negociojë sërish marrëveshjen për Brexitin, ndonëse ka hapësirë sipas tij, për bisedime shtesë. E në anën tjetër, ligjvënësit e opozitës në Britani kanë kërkuar që sërish populli të votojë rreth Brexitit.