Botë

Macroni organizon takime pas valës së protestave në Francë

Macroni organizon takime pas valës së protestave në Francë
Foto: Reuters

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të takohet të hënën me shoqatat për tregti dhe organizatat e punëtorëve, si përpjekje për të zbutur situatën e disa vikendeve me radhë që janë përcjellë me trazira në Paris dhe qytete tjera.

Ky takim do të zhvillohet pasi Macroni fillimisht të mbajë një fjalim televiziv në të cilin pritet të njoftojë për masat që të merren si përgjigje ndaj protestave.