Botë

Pas Greqisë, tash Maqedonisë i del problem edhe me Bullgarinë

Pas Greqisë, tash Maqedonisë i del problem edhe me Bullgarinë
Zoran Zaevi dhe Boyko Borisovi në Shkup. Foto: Ilustrim
 

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, ka deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

“Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka theksuar zyrtari bullgar, duke komentuar një deklaratë të një jave më parë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.