Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia përdor gaz lotsjellës në protestat në Paris

Policia është përleshur me grupin e protestuesve të njohur si “xhaketat e verdha”, në Paris të Francës, në protestën e re anti-qeveritare.

Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris, të cilët po marshonin drejt pallatit presidencial.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 340 persona dhe kanë rritur masat e sigurisë.

Rreth 89 mijë policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar dhunën që ndodhin fundjavën e kaluar, ku 130 persona u lënduan gjatë protestave të dhunshme në Paris.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka paralajmëruar se protestat e reja të “xhaketave të verdha” në Paris sot, do të keqpërdoren nga turmat e “radikale dhe rebele”.

Protestat, që tashmë kanë hyrë në javën e tretë, kanë nisur pas vendimit të presidentit Macron, se do të rrisë taksat për karburante. Megjithatë, më 5 dhjetor, Macron ka njoftuar se ky vendim do të shfuqizohet.

Por, ky vendim i Macronit nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët kanë rritur kërkesat e tyre, përfshirë edhe uljen e taksave të tjera dhe rritjen e pagave. /Rel