Botë

Ivanovi mohon përfshirjen në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë

Ivanovi mohon përfshirjen në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, hodhi poshtë informacionet mbi përfshirjen e kabinetit të tij në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017, apo për siç është thënë “qëllimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës në vend”.

Në një paraqitje para opinionit, Ivanov tha se ndaj tij tani një kohë të gjatë po zhvillohet një fushatë për të diskredituar pozitën e tij dhe se e gjithë kjo, siç tha, mund të ketë edhe ndonjë prapavijë për ndonjë proces gjyqësor.