Botë

Kulla Eiffel mbyllet në prag të protestave të vikendit në Paris

Kulla Eiffel mbyllet në prag të protestave të vikendit në Paris

Autoritetet franceze kanë njoftuar për angazhim masiv të forcave të sigurisë, derisa shumë pika turistike është thënë se do të mbyllen më 8 dhjetor për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës gjatë protestave të planifikuara kundër qeverisë.

Protestuesit e ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha”, që janë zemëruar fillimisht për taksat e reja të karburanteve, pritet të marshojnë në Paris për javën e tretë me radhë duke vënë në pah edhe pakënaqësi tjera kundër udhëheqjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron.